”Mbesa e dajës e motra e vëllaut”/ Fitore Pacolli me të hyra vjetore prej mbi 25 mijë euro e me banes prej mbi 60 mijë euro

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, ka dorëzuar deklaratën e saj vjetore të pasurisë pranë Agjencisë Kundër Korrupsionit, ku ka bërë publike të ardhurat dhe pasuritë në pronësi të saj, raporton FrontOnline. Sipas deklarimit, Pacolli ka raportuar të hyra vjetore në vlerë prej 25,211.89 euro, që përfshijnë pagën si

”Mbesa e dajës e motra e vëllaut”/ Fitore Pacolli me të hyra vjetore prej mbi 25 mijë euro e me banes prej mbi 60 mijë euro

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, ka dorëzuar deklaratën e saj vjetore të pasurisë pranë Agjencisë Kundër Korrupsionit, ku ka bërë publike të ardhurat dhe pasuritë në pronësi të saj, raporton FrontOnline.

Sipas deklarimit, Pacolli ka raportuar të hyra vjetore në vlerë prej 25,211.89 euro, që përfshijnë pagën si deputete dhe të ardhura të tjera që nuk janë specifikuar më tej në dokument.

Në pasurinë e paluajtshme, ajo ka përfshirë një banesë të përbashkët, me vlerë të deklaruar prej 60,000 euro. Ajo nuk ka specifikuar nëse banesa është bashkëpronësi me bashkëshortin apo ndonjë anëtar tjetër të familjes, por termi “e përbashkët” lë të kuptohet një pronësi të ndarë.

Në kategorinë e pasurisë së luajtshme, Pacolli ka deklaruar një veturë të markës Audi, me vlerë prej 8,500 euro. Nuk është specifikuar viti i prodhimit apo modeli i veturës.

Përveç kësaj, deputetja ka raportuar edhe para të gatshme në shumën prej 1,716.36 euro.