Mbi 100 fluturime të anuluara në Zvicër për shkak të grevave në Gjermani
Për shkak të grevave në aeroportet në Gjermani, të hënën janë anuluar 66 fluturime në aeroportin e Cyrihut. Nga Gjeneva, të 14 fluturimet për në Gjermani u anuluan, sipas faqes së internetit të aeroportit të Gjenevës. Në total, 34 mbërritje dhe 32 nisje janë anuluar në Cyrih, tha një zëdhënës i aeroportit për agjencinë zvicerane […] The post Mbi 100 fluturime të anuluara në Zvicër për shkak të grevave në Gjermani appeared first on Albinfo.

Për shkak të grevave në aeroportet në Gjermani, të hënën janë anuluar 66 fluturime në aeroportin e Cyrihut. Nga Gjeneva, të 14 fluturimet për në Gjermani u anuluan, sipas faqes së internetit të aeroportit të Gjenevës.
Në total, 34 mbërritje dhe 32 nisje janë anuluar në Cyrih, tha një zëdhënës i aeroportit për agjencinë zvicerane të lajmeve Keystone-SDA. Linjat ajrore në fjalë janë SWISS, Easyjet, Eurowings dhe Lufthansa. Fluturimet ishin planifikuar të niseshin ose të mbërrinin në Berlin, Hamburg, Dyseldorf, Frankfurt dhe Hanover.
Në EuroAeroportin në Bazel, 10 nisje dhe 11 mbërritje u anuluan të hënën, sipas faqes së internetit të aeroportit.
Shumica e fluturimeve janë anuluar 24 orë përpara. Pasagjerët janë këshilluar nga linjat ajrore që të mos udhëtojnë në aeroport. Aeroporti i Cyrihut këshillon pasagjerët që të kontrollojnë paraprakisht statusin e fluturimit të tyre./Swissinfo
The post Mbi 100 fluturime të anuluara në Zvicër për shkak të grevave në Gjermani appeared first on Albinfo.