Mbi 1.600 të vdekur nga tërmeti në Mianmar
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.7 ballë goditi Mianmarin të premten, duke shkaktuar mbi 1.600 viktima dhe mijëra të lënduar. Numri i të vdekurve pritet të rritet, pasi shumë persona rezultojnë të zhdukur dhe operacionet e shpëtimit janë të vështirësuara nga situata e tensionuar politike dhe infrastruktura e dëmtuar e vendit, shkruan REL. Tërmeti […] The post Mbi 1.600 të vdekur nga tërmeti në Mianmar appeared first on Albinfo.

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.7 ballë goditi Mianmarin të premten, duke shkaktuar mbi 1.600 viktima dhe mijëra të lënduar. Numri i të vdekurve pritet të rritet, pasi shumë persona rezultojnë të zhdukur dhe operacionet e shpëtimit janë të vështirësuara nga situata e tensionuar politike dhe infrastruktura e dëmtuar e vendit, shkruan REL.
Tërmeti pati epiqendër pranë Mandalait dhe u pasua nga disa pasgoditje të forta, duke shkaktuar shembjen e dhjetëra ndërtesave, përfshirë strehimore të nëpunësve civilë. Në kryeqytetin Naipidav, shërbimet bazë mbeten të ndërprera.
Lëkundjet u ndien edhe në Tajlandë, veçanërisht në Bangkok, ku u raportuan gjashtë viktima dhe dëme materiale në disa ndërtesa dhe objekte publike. Megjithëse tërmetet janë të rralla në Bangkok, ato janë një dukuri e zakonshme në Mianmar, transmeton albinfo.ch.
The post Mbi 1.600 të vdekur nga tërmeti në Mianmar appeared first on Albinfo.