Mbi 600 të vdekur për dy ditë në Siri
Nga dita e enjte në Siri kanë shpërthyer përleshjet mes forcave të sigurisë dhe besnikëve të presidentit të rrëzuar sirian Bashar al-Assad. Qeveria siriane ka deklaruar se po i përgjigjej sulmeve nga mbetjet e forcave të Asadit dhe fajësoi “veprimet individuale” për dhunën e shfrenuar. Vrasjet hakmarrëse që filluan të premten nga persona të armatosur […] The post Mbi 600 të vdekur për dy ditë në Siri appeared first on Albinfo.

Nga dita e enjte në Siri kanë shpërthyer përleshjet mes forcave të sigurisë dhe besnikëve të presidentit të rrëzuar sirian Bashar al-Assad.
Qeveria siriane ka deklaruar se po i përgjigjej sulmeve nga mbetjet e forcave të Asadit dhe fajësoi “veprimet individuale” për dhunën e shfrenuar.
Vrasjet hakmarrëse që filluan të premten nga persona të armatosur myslimanë sunitë besnikë ndaj qeverisë kundër anëtarëve të sektit pakicë alavit të Asadit janë një goditje e madhe për Hayat Tahrir al-Sham, fraksioni që udhëhoqi përmbysjen e ish-qeverisë tre muaj më parë. Për dekada, alavitët përbënin një pjesë të madhe të bazës mbështetëse të Asadit, raporton AP.
Një observator sirian i luftës sot ka deklaruar se forcat e sigurisë dhe grupet aleate vranë 532 civilë alavitë gjatë ditëve të fundit, duke e rritur numrin e mëparshëm prej 428, shkruan albinfo.ch. Në total, më shumë se 600 njerëz janë vrarë, duke përfshirë 120 luftëtarë pro-Asadit dhe 89 nga forcat e sigurisë.
Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut raportoi se “532 civilë alavitë u vranë në zonat bregdetare siriane dhe malet e Latakias në duart e forcave të sigurisë dhe grupeve aleate” që nga e enjtja, kur shpërthyen përleshjet vdekjeprurëse midis forcave të sigurisë dhe personave të armatosur besnikë të presidentit të rrëzuar Bashar al-Assad.
Banorët e fshatrave dhe qyteteve alavite folën për Associated Press për vrasjet gjatë të cilave persona të armatosur qëlluan alavitët, shumica e tyre burra, në rrugë ose në portat e shtëpive të tyre. Shumë shtëpi të alavitëve u plaçkitën dhe më pas u dogjën në zona të ndryshme, thanë për AP dy banorë të rajonit bregdetar të Sirisë.
Dhuna në bregdetin sirian të shtunën bëri që Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq të bëjë thirrje për akses të sigurt për punonjësit e shëndetësisë dhe ndihmës në zonat e prekura, veçanërisht në qeveritë e Latakias dhe Tartusit. Banorët e Baniyas, një nga qytetet më të goditura nga dhuna, thanë se kufomat u shpërndanë në rrugë ose u lanë të pavarrosur në shtëpi dhe në çatitë e ndërtesave dhe askush nuk ishte në gjendje t’i mblidhte. Një banor tha se personat e armatosur i penguan banorët për orë të tëra që të hiqnin trupat e pesë fqinjëve të tyre të vrarë nga afërsia të premten.
Monitoruesi i luftës, Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut me bazë në Britani ka njoftuar se 428 alavitë ishin vrarë në sulmet hakmarrëse, përveç 120 luftëtarëve pro-Asad dhe 89 nga forcat e sigurisë. Shefi i Observatorit Rami Abdurrahman tha se vrasjet për hakmarrje u ndalën herët të shtunën.
“Kjo ishte një nga masakrat më të mëdha gjatë konfliktit sirian”, tha Abdurrahman për vrasjet e civilëve alavitë. Nën Asadin, alavitët mbanin poste të larta në ushtri dhe agjencitë e sigurisë. Qeveria e re ka fajësuar besnikët e tij për sulmet kundër forcave të reja të sigurisë të vendit gjatë disa javëve të fundit.
Ndryshe, sipas Observatorit, përleshjet më të fundit filluan kur forcat qeveritare u përpoqën të arrestonin një person të kërkuar pranë qytetit bregdetar të Jableh dhe u zunë në pritë nga besnikët e Asadit.
The post Mbi 600 të vdekur për dy ditë në Siri appeared first on Albinfo.