Ambasada e Kosovës në Zvicër përkrah ngjarjen e bamirësisë “Cycle Kosovo for Children”

Përfaqësuesi i ngjarjes bamirëse “Cycle Kosovo for Children” (CKC), Suat Iseni, është pritur të dielën në një takim zyrtar nga Ambasadori i Republikës së Kosovës në Zvicër, Mentor Latifi. Takimi kishte për qëllim prezantimin e misionit dhe objektivave të kësaj nisme, e cila prej më shumë se një dekadw kontribuon në përmirësimin e shëndetit të […] The post Ambasada e Kosovës në Zvicër përkrah ngjarjen e bamirësisë “Cycle Kosovo for Children” appeared first on Albinfo.

Ambasada e Kosovës në Zvicër përkrah ngjarjen e bamirësisë “Cycle Kosovo for Children”

Përfaqësuesi i ngjarjes bamirëse “Cycle Kosovo for Children” (CKC), Suat Iseni, është pritur të dielën në një takim zyrtar nga Ambasadori i Republikës së Kosovës në Zvicër, Mentor Latifi. Takimi kishte për qëllim prezantimin e misionit dhe objektivave të kësaj nisme, e cila prej më shumë se një dekadw kontribuon në përmirësimin e shëndetit të fëmijëve në Kosovë, shkruan albinfo.ch.

Ky takim u vlerësua si një hap i rëndësishëm në forcimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve diplomatike dhe komunitetit të diasporës, në mbështetje të kauzave humanitare me ndikim afatgjatë.

Iseni prezantoi “Cycle Kosovo for Children” si një iniciativë që ndërthur sportin, bamirësinë dhe promovimin e vendit, duke pasur për qëllim mbështetjen e institucioneve shëndetësore dhe përmirësimin e shërbimeve për foshnjat dhe fëmijët në Kosovë.

Nga ana e tij, ambasadori Latifi shprehu mbështetje për këtë nismë dhe vlerësoi ndikimin pozitiv që CKC sjell në aspektin social, shëndetësor dhe në forcimin e imazhit të Kosovës brenda dhe jashtë vendit.

Ngjarja organizohet për të njëmbëdhjetin vit me radhë nga një grup prej rreth 50 çiklistësh vullnetarë, në bashkëpunim me organizatën “Action for Mothers and Children” (AMC). Gjatë viteve, kjo iniciativë ka kontribuar në sigurimin e pajisjeve të nevojshme për repartet e neonatologjisë dhe pediatrisë në QKUK, si dhe në spitalet rajonale në Pejë, Gjakovë, Mitrovicë, Gjilan, Prizren, Ferizaj dhe Istog, transmeton albinfo.ch.

Përveç aspektit humanitar, CKC luan një rol të rëndësishëm në promovimin e çiklizmit dhe turizmit në Kosovë, duke nxjerrë në pah bukuritë natyrore dhe destinacionet shpesh të panjohura të vendit, përmes itinerarit të çiklistëve.

Ngjarja ka karakter ndërkombëtar dhe çdo vit mbledh pjesëmarrës nga Kosova, diaspora dhe vende të ndryshme të Evropës. Një pjesë e veçantë e saj janë çiklistët shqiptarë nga Zvicra, të cilët me përkushtim dhe dashuri për vendlindjen dëshmojnë lidhjen e fortë të diasporës me Kosovën, transmeton albinfo.ch.

Edicioni i sivjetshëm i CKC-së do të mbahet nga 12 deri më 15 qershor 2025, duke përfshirë një itinerar prej mbi 500 kilometrash dhe 7,000 metrash ngjitje nëpër qytete dhe fshatra të ndryshme të Kosovës.

Fondet e mbledhura nga kjo ngjarje do të shfrytëzohen për përmirësimin e kushteve në maternitetin e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Drenas, nga i cili përfitojnë mbi 60,000 banorë. Mbështetja do të përqendrohet në sigurimin e pajisjeve të nevojshme për ofrimin e një kujdesi më cilësor për nënat dhe foshnjat në këtë komunë.

Organizatorët ftojnë qytetarët, institucionet dhe komunitetin e biznesit të bëhen pjesë e kësaj nisme jetësore. Kontributet mund të bëhen përmes platformës zyrtare:

Bashkë mund të shpëtojmë jetë dhe të ndërtojmë një të ardhme më të shëndetshme për fëmijët e Kosovës, shkruan albinfo.ch.

 

The post Ambasada e Kosovës në Zvicër përkrah ngjarjen e bamirësisë “Cycle Kosovo for Children” appeared first on Albinfo.