Mblidhet AAK, vendoset që Muharrem Nitaj të jetë përfaqësues në KQZ

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka mbajtur mbledhjen e radhës të kryesisë. Sipas njoftimit në mbledhjen e sotme të Kryesisë së Aleancës, u diskutua për situatën politike në vend, ngërçin politik dhe nevojën e krijimit të institucioneve që kanë dalë si rezultat i zgjedhjeve të fundit parlamentare. ‘’Në këtë mbledhje të Kryesisë, po ashtu u

Mblidhet AAK, vendoset që Muharrem Nitaj të jetë përfaqësues në KQZ

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka mbajtur mbledhjen e radhës të kryesisë.

Sipas njoftimit në mbledhjen e sotme të Kryesisë së Aleancës, u diskutua për situatën politike në vend, ngërçin politik dhe nevojën e krijimit të institucioneve që kanë dalë si rezultat i zgjedhjeve të fundit parlamentare.

‘’Në këtë mbledhje të Kryesisë, po ashtu u diskutua edhe për agjendën e aktiviteteve të Aleancës në nivel lokal, kjo në frymën e përgatitjeve për zgjedhjet komunale, si dhe për përgatitjet për shënimin e 25-vjetorit të Aleancës, i cili do të mbahet më 2 maj, në Hotel Venus, në orën 17:00’’, thuhet në njoftim.

Po ashtu, në mbledhjen e sotme të Kryesisë, u përkrah propozimi i Haradinaj që anëtar i KQZ nga radhët e Aleancës të jetë Muharrem Nitaj.