OVL e UÇK-së mblidhet pas aktgjykimit në Hagë ndaj Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit

a nisur mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, pas aktgjykimit të djeshëm të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Në mbledhje pritet të diskutohet për aktgjykimin dhe zhvillimet pas tij, si dhe për veprimet që organizatat e dala nga lufta mund të ndërmarrin në vijim.
Siç është paralajmëruar nga drejtuesit e OVL-së së UÇK-së, ndër mundësitë që mund të shqyrtohen janë edhe organizimi i protestave dhe grevave.
Ndërkohë, menjëherë pas aktgjykimit të djeshëm në Hagë, në Prishtinë u zhvilluan protesta para selisë së EULEX-it dhe ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.
Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



