Mbretëri e Bashkuar/ Gjurmë nga Lufta e Dytë Botërore, zbulohen 176 bomba në parkun e lojrave
Gjurmë të luftës së dytë botërore janë zbuluar në një park lojrash në Wooler të Anglisë. Gjatë gërmimeve për ndërtimin e një hapësire rekreative, janë zbuluar 176 bomba që datojnë që nga kjo luftë. Dyshohet se zona ka shërbyer si fushë stërvitjeje për Gardën Kombëtare dhe municionet janë groposur pas luftës. Ekspertët konfirmuan se bombat [...]Read More...

Gjurmë të luftës së dytë botërore janë zbuluar në një park lojrash në Wooler të Anglisë.
Gjatë gërmimeve për ndërtimin e një hapësire rekreative, janë zbuluar 176 bomba që datojnë që nga kjo luftë. Dyshohet se zona ka shërbyer si fushë stërvitjeje për Gardën Kombëtare dhe municionet janë groposur pas luftës. Ekspertët konfirmuan se bombat nuk ishin aktive, por vazhdonte ende rreziku i tyre për dëme.
Punëtorët zbuluan një objekt të dyshimtë, i cili u konfirmua më vonë si një bombë. Pas kësaj, Ministria e Mbrojtjes urdhëroi një inspektim të plotë, ku u zbuluan edhe 175 bomba të tjera.
Gërmimet do të vazhdojnë deri në mes të shkurtit. Kostot e largimit të municioneve do të mbulohen nga Këshilli i Qarkut të Northumberland, pasi ushtria nuk pranoi të ofronte ndihmë.
/ abcnews.al