Mbreti i Arabisë Saudite dhe Princi i Kurorës urojnë Kosovën për 17-vjetorin e Pavarësisë

Kosova ka shënuar sot 17-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë e shumë liderë botërorë kanë uruar presidenten Vjosa Osmani. Osmani urime mori edhe nga Kujdestari i Dy Xhamive të Shenjta, Mbreti Salman bin Abdulaziz Al Saud, si dhe nga Princi i Kurorës dhe Kryeministri i Mbretërisë së Arabisë Saudite, Lartmadhëria e Tij Princi Mohammed bin Salman

Mbreti i Arabisë Saudite dhe Princi i Kurorës urojnë Kosovën për 17-vjetorin e Pavarësisë

Kosova ka shënuar sot 17-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë e shumë liderë botërorë kanë uruar presidenten Vjosa Osmani.

Osmani urime mori edhe nga Kujdestari i Dy Xhamive të Shenjta, Mbreti Salman bin Abdulaziz Al Saud, si dhe nga Princi i Kurorës dhe Kryeministri i Mbretërisë së Arabisë Saudite, Lartmadhëria e Tij Princi Mohammed bin Salman bin Abdulaziz Al Saud, shkruan Zeri.info.

Në mesazhet e tyre, Mbreti Salman dhe Princi i Kurorës i kanë uruar Presidentes Osmani dhe popullit të Kosovës urimet më të përzemërta për përparim dhe zhvillim të vazhdueshëm.