Mbyllen pikat kufitare Shqipëri-Greqi, mund të kalojnë vetëm këmbësorët dhe rastet emergjente

Departamenti i Policisë Kufitare dhe Migracionit në Policinë e Shtetit, si dhe Qendra e Bashkëpunimit Policor në Kakavijë, kanë njoftuar se sot nga ora 07:00 deri në orën 23:00, punonjësit e doganës greke në Kakavijë, Qafë Bot – Sarandë dhe Tre Urat – Përmet do të zhvillojnë grevë. Për këtë arsye do të pezullohet lëvizja […] The post Mbyllen pikat kufitare Shqipëri-Greqi, mund të kalojnë vetëm këmbësorët dhe rastet emergjente appeared first on Albinfo.

Mbyllen pikat kufitare Shqipëri-Greqi, mund të kalojnë vetëm këmbësorët dhe rastet emergjente

Departamenti i Policisë Kufitare dhe Migracionit në Policinë e Shtetit, si dhe Qendra e Bashkëpunimit Policor në Kakavijë, kanë njoftuar se sot nga ora 07:00 deri në orën 23:00, punonjësit e doganës greke në Kakavijë, Qafë Bot – Sarandë dhe Tre Urat – Përmet do të zhvillojnë grevë.

Për këtë arsye do të pezullohet lëvizja e lirë e automjeteve. 

Policia Kufitare e Janinës ka sqaruar se gjatë kësaj periudhe do të lejohen vetëm këmbësorët pa bagazhe dhe rastet emergjente shëndetësore (ambulancat).

“Nisur nga kjo situatë, Policia Kufitare apelon për të gjithë qytetarët dhe drejtuesit e automjeteve që kanë planifikuar lëvizjen drejt Greqisë, të gjejnë alternativa të tjera për të udhëtuar dhe të shmangin grumbullimin në pikat kufitare të sipërpërmendura deri në një njoftim të dytë”, thuhet në njoftim.

The post Mbyllen pikat kufitare Shqipëri-Greqi, mund të kalojnë vetëm këmbësorët dhe rastet emergjente appeared first on Albinfo.