Mbyllet pas 70 vitesh fabrika e fundit e kravatave në Zvicër

Zvicra ka humbur një tjetër simbol të industrisë së saj tradicionale. Fabrika e fundit në vend që prodhonte kravata ka njoftuar mbylljen e aktivitetit pas më shumë se shtatë dekadash pune, përcjell albinfo.ch.
Kompania, e cila prej vitesh prodhonte kravata me cilësi të lartë për tregun zviceran dhe atë ndërkombëtar, nuk ka arritur t’i rezistojë ndryshimeve në modë dhe rënies së kërkesës. Përdorimi gjithnjë e më i rrallë i kravatës në jetën e përditshme dhe në ambientet e punës ka ndikuar drejtpërdrejt në uljen e shitjeve.
Drejtuesit e kompanisë thonë se për vite me radhë janë përpjekur ta mbajnë prodhimin në Zvicër, duke u fokusuar te cilësia dhe punimi artizanal. Megjithatë, kostot e larta të prodhimit dhe ndryshimi i preferencave të konsumatorëve e kanë bërë të pamundur vazhdimin e aktivitetit.
Me mbylljen e kësaj fabrike përfundon një kapitull i rëndësishëm i industrisë tekstile zvicerane, e njohur dikur për prodhimin e aksesorëve të luksit dhe mjeshtërinë tradicionale.
The post Mbyllet pas 70 vitesh fabrika e fundit e kravatave në Zvicër appeared first on Albinfo.
Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



