Me fotografinë e ushtarëve të FSK-së, Ambasada e MB uron Kosovën për 17 vjetorin e Pavarësisë

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë ka uruar Kosovën për 17 vjetorin e Pavarësisë. Përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, nga ambasada shkruan “Urime Pavarësia Kosovë”. Bëhet e ditur se ekipi i fundit i FSK-së INTERFLEX, të cilët u paraqitën me flamurin e Kosovës, kanë përfunduar trajnimin e tyre hyrës në Thetford. “Ata

Me fotografinë e ushtarëve të FSK-së, Ambasada e MB uron Kosovën për 17 vjetorin e Pavarësisë

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë ka uruar Kosovën për 17 vjetorin e Pavarësisë.

Përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, nga ambasada shkruan “Urime Pavarësia Kosovë”.

Bëhet e ditur se ekipi i fundit i FSK-së INTERFLEX, të cilët u paraqitën me flamurin e Kosovës, kanë përfunduar trajnimin e tyre hyrës në Thetford.

“Ata tani janë gati dhe të përgatitur për të ofruar trajnim bazë të këmbësorisë për ukrainasit për t’i lejuar ata të kthehen në Ukrainë dhe të mbështesin vendin e tyre gjatë konfliktit në vazhdim”, shkruhej tutje.