Më shumë se 36 mijë emigrantë kaluan Kanalin Anglez në 2024, 25 përqind më shumë se në 2023
Një total prej 36,816 emigrantësh kaluan Kanalin Anglez për në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 2024, tregojnë shifrat e përkohshme të qeverisë. Shifra është rritur 25 përqind, teksa në vitin 2023 rreth 29,437 njerëz mbërritën me varka të vogla, shkruan Sky News. Numri i njerëzve që vdiqën gjatë udhëtimit të rrezikshëm nuk u publikua në [...]Read More...

Një total prej 36,816 emigrantësh kaluan Kanalin Anglez për në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 2024, tregojnë shifrat e përkohshme të qeverisë.
Shifra është rritur 25 përqind, teksa në vitin 2023 rreth 29,437 njerëz mbërritën me varka të vogla, shkruan Sky News.
Numri i njerëzve që vdiqën gjatë udhëtimit të rrezikshëm nuk u publikua në të dhënat e Home Office, megjithëse viti 2024 u konsiderua më vdekjeprurës.
Kalimet e fundit u regjistruan më 29 dhjetor 2024, kur 291 persona bënë udhëtimin nga Franca me gjashtë varka./abcnews.al