‘Më thonin ke për të përfunduar në rrugë’, Jul Deda rrëfen linjën e jetës mes lotësh

Welcome to Kosova Today

Jul Deda ka emocionuar me rrëfimin e linjës së tij të jetës në Big Brother. Aktori mes lotësh ka folur për jetën e tij. Ai u shpreh se krenaria më e madhe e jetës së tij janë fëmijët, ndërsa tregoi mall për babanë e ndjer, Zef Dedën. “Dashuria e babait dhe mamit është reflektuar 100% […]

‘Më thonin ke për të përfunduar në rrugë’, Jul Deda rrëfen linjën e jetës mes lotësh

Jul Deda ka emocionuar me rrëfimin e linjës së tij të jetës në Big Brother. Aktori mes lotësh ka folur për jetën e tij. Ai u shpreh se krenaria më e madhe e jetës së tij janë fëmijët, ndërsa tregoi mall për babanë e ndjer, Zef Dedën.

“Dashuria e babait dhe mamit është reflektuar 100% te mua. Babai dhe nëna ikën në emigracion, ne qëndruam me gjyshen. Nuk i dihej asnjëherë kur mund të vinin ata, ose kur mund të shkonim ne. Ndihesha keq kur thonin sill prindin në Shkollë.

Në 1995 ikëm me pasaporta false, takimi ishte emocionues, Jam krenar për prindërit e mi, Zefin dhe Rozën. Më thonin në gjimnaz ti nuk ke për tu bërë kurrë, ke për të përfunduar në rrugë.

1998, i dhashë puthjen të dashurës time dhe gruas time, Armandës. Ka qenë dashuria e parë, dashuria që atëherë vetëm shtohet. Jemi si dy shokë. Konkurroj në akademinë e Arteve, dola i pari. Babai tha shko në shkollë por më përpara duhet të jesh njeri, se artist bëhesh. Bashkia Shkodrës më dha një bursë, kam jetuar në konvikt, sëmuresha shpesh, ndonjëherë flija në studio, akademi. Në 2004, më hapet një dritare, Portokallia ishte shpëtim. Jeta ndryshoi si me buton. Në vitin 2006, vjen në jetë dashuria e parë, Reina. Është vajza e babës vet, ka ardhur si një bekim, dashuria më e madhe e jetës sime, e du aq fort sa nuk ka. Nuk jemi afër njëri tjetrit, por jam gjithmonë afër me Reinën.

Në vitin 2008, vjen në jetë Mateo. Është kampion i babit të vet. Ishte si një bereqet i madh Mateo, si një fat i madh. Janë krenarit e mia. Reina ka dëshirë të jetë doktoreshë, Mateo futbollist. Jam tifozi i tij më i madh. Shpresoj të ketë bërë ndonjë gol dhe të ma ketë dedikuar. Jam shum krenar për fëmijët e mi, jam babai më krenar në botë”-ishte rrëfimi emocionues i Julit.

Linku:

Burimi i fotos:

Tags Kerko

Kete lajm mund ta gjeni direkt ne linqet me posht:
Brother Aktori Dashuria Babai Ndihesha Shkoll Zefin Armand Konkurroj Arteve Bashkia Shkodr Portokallia Reina Mateo Ishte Shpresoj Julit Linku Burimi

Kerko ne Google fjalet :

Kliko mbi fjalet me posht shfaqet kerkimi:
Brother Aktori Dashuria Babai Ndihesha Shkoll Zefin Armand Konkurroj Arteve Bashkia Shkodr Portokallia Reina Mateo Ishte Shpresoj Julit Linku Burimi

Shiko videon ...

Sisteme Online Programime
Programing Online