Media franceze: Trump kërkoi anulimin e vizitës së Zelenskyt në Uashington, por ndërhyri Macron
Marrëdhëniet mes Volodymyr Zelenskyt dhe Donald Trump duket se nuk janë në pikën më të mirë teksa ky i fundit kërkoi anulimin e vizitës së tij në Uashington. Kështu raporton media franceze BFMTV, duke cituar një burim diplomatik, por ishte ndërhyrja e presidentit francez Emmanuel Macron që bëri që të mos anulohej. BFMTV raporton se [...]Read More...

Marrëdhëniet mes Volodymyr Zelenskyt dhe Donald Trump duket se nuk janë në pikën më të mirë teksa ky i fundit kërkoi anulimin e vizitës së tij në Uashington.
Kështu raporton media franceze BFMTV, duke cituar një burim diplomatik, por ishte ndërhyrja e presidentit francez Emmanuel Macron që bëri që të mos anulohej.
BFMTV raporton se ekipi i presidentit amerikan i tha të mërkurën Kievit se takimi do të anulohej, duke bërë që Zelensky të fliste me Macron, i cili ndërhyri në emër të tij.
Presidenti ukrainas mbërriti në SHBA mëngjesin e kësaj të premteje dhe pritet të firmosë me Trump marrëveshjen për mineralet e rralla të Ukrainës, e parë nga
Uashingtoni si kompensim për ndihmën ushtarake dhe financiare të paguar gjatë tre viteve të fundit.
Ndërsa bisedimet e paqes në Ukrainë po rriten, Trump paralajmëroi të mërkurën se Kievi duhet ta harrojë anëtarësimin në NATO dhe se i takon Evropës që të sigurojë garancitë e sigurisë për vendin./abcnews.al