Memli Krasniqi pas tubimit të madh përmbyllës të PDK: U kry çdo sen – Faleminderit nga zemra, Kosovë
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka reaguar pas tubimit përmbyllës të kësaj partie të mbajtur sot në Prishtinë, duke falënderuar qytetarët e shumtë në numër që ishin pjesëmarrës. Krasniqi ka falënderuar përkrahësit e kësaj partie edhe për energjinë, besimin e mbështetjen e dhënë. ‘‘Faleminderit për dashurinë, kurajon dhe forcën që na keni […]

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka reaguar pas tubimit përmbyllës të kësaj partie të mbajtur sot në Prishtinë, duke falënderuar qytetarët e shumtë në numër që ishin pjesëmarrës.
Krasniqi ka falënderuar përkrahësit e kësaj partie edhe për energjinë, besimin e mbështetjen e dhënë.
‘‘Faleminderit për dashurinë, kurajon dhe forcën që na keni dhënë në çdo lagje, fshat e qytet – në secilën shtëpi. Nesër është dita e juaj – dita për ta filluar një kapitull të ri për Kosovën!’’, ka shkruar ai mes tjerash.