Mëngjesi i “Ditës së Punëtorëve” do të nisë me seancën e nëntë konstituive

Të enjten është 1 Maji që njihet si “Dita e Punëtorëve”. Atë ditë, do të mbahet seanca e nëntë konstituive e Kuvendit të Kosovës, pasi ajo e teta dështoi sot. Kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, nuk ia doli as sot të marrë votat e mjaftueshme për Kryetare të Kuvendit pasi deputetët e Opozitës nuk

Mëngjesi i “Ditës së Punëtorëve” do të nisë me seancën e nëntë konstituive

Të enjten është 1 Maji që njihet si “Dita e Punëtorëve”.

Atë ditë, do të mbahet seanca e nëntë konstituive e Kuvendit të Kosovës, pasi ajo e teta dështoi sot.

Kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, nuk ia doli as sot të marrë votat e mjaftueshme për Kryetare të Kuvendit pasi deputetët e Opozitës nuk e votuan as për të gjashtën herë

Haxhiu  mori 54 vota për, 44 kundër dhe tri abstenime.

Seanca e nëntë nis të enjten me fillim të orës 10:00.