Pas më shumë se dy javësh në arrati, arrestohet i dyshuari për pla*gosje në Gjakovë
Pas më shumë se dy javësh në arrati, sot është arrestuar një person i dyshuar për plagosje. Ngjarja kishte ndodhur më 11 prill në Gjakovë, në rrugën “Bardhyl Çaushi”. Kjo u konfirmua për Klankosova.tv edhe nga policia. “Lidhur me rastin “vrasje e rëndë në tentativë”, të iniciuar më 11.04.2025, sot është arrestuar një i dyshuar

Pas më shumë se dy javësh në arrati, sot është arrestuar një person i dyshuar për plagosje.
Ngjarja kishte ndodhur më 11 prill në Gjakovë, në rrugën “Bardhyl Çaushi”.
Kjo u konfirmua për Klankosova.tv edhe nga policia.
“Lidhur me rastin “vrasje e rëndë në tentativë”, të iniciuar më 11.04.2025, sot është arrestuar një i dyshuar, mashkull i moshë madhore, mbi dyshimin për përfshirje në rast. Me vendim të prokurorit të shtetit i njëjti është dërguar në mbajtje”, deklaroi për Klankosova.tv zëdhënësi rajonal Sheremet Elezaj.
Klankosova.tv mëson se personi i cili u prangos është 41-vjeçari Sokol Pnishi.