Mërgimtarë të shumtë në aeroportin e Prishtinës

Një numër i madh i bashkatdhetarëve nga diaspora kanë mbërritur në Kosovë për të marrë pjesë në zgjedhjet e së dielës. The post Mërgimtarë të shumtë në aeroportin e Prishtinës appeared first on Albinfo.

Mërgimtarë të shumtë në aeroportin e Prishtinës

Të shumtë janë ata që kanë udhëtuar nga shtete të ndryshme të botës, duke përfshirë vende evropiane, SHBA, Australi dhe më gjerë, për të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare.

Ndërkohë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës është krijuar edhe një atmosferë festive, ku mërgimtarët kanë shprehur entuziazmin e tyre përmes valleve dhe tingujve të tupaneve.

Shumë prej tyre duket se janë mbështetës të kryeministrit Albin Kurti, ku me vete kanë mbajtur edhe pankarta të ndryshme, në mbështetje të Lëvizjes Vetëvendosje.

Përveç aeroportit, shumë mërgimtarë kanë zgjedhur të udhëtojnë edhe përmes autobusve.

Zgjedhjet do të mbahen ditën e diel, ku tashmë subjektet politike janë duke mbajtur tubimet përmbyllëse.

 

 

The post Mërgimtarë të shumtë në aeroportin e Prishtinës appeared first on Albinfo.