Mesazhi i Pendarovskit nga Tetova

Welcome to Kosova Today

The post d first on INA ONLINE.Mesazhi i Pendarovskit nga Tetova appeare Mbrëmë, në suazat e karvanit zgjedhor, kandidati për President, Stevo Pendarovski, ishte me tetovarët. Duke i falënderuar për mbështetjen në 10 vjetët e kaluar, Pendarovski tha se me daljen masive duhet ta sigurojmë fitoren dhe të ardhmen e vendit. “Nuk ekziston situatë ku të jem sjellë sikur të mos jem President i të gjithëve. Të […] The post Mesazhi i Pendarovskit nga Tetova appeared first on INA ONLINE.

Mesazhi i Pendarovskit nga Tetova

The post d first on INA ONLINE.Mesazhi i Pendarovskit nga Tetova appeare

Mbrëmë, në suazat e karvanit zgjedhor, kandidati për President, Stevo Pendarovski, ishte me tetovarët. Duke i falënderuar për mbështetjen në 10 vjetët e kaluar, Pendarovski tha se me daljen masive duhet ta sigurojmë fitoren dhe të ardhmen e vendit.

“Nuk ekziston situatë ku të jem sjellë sikur të mos jem President i të gjithëve. Të gjithë keni qenë të barabartë për mua. Tetova është qytet i më shumë kombeve dhe ju e dinë këtë më mirë. Është e rëndësishme të respektohemi, të mos kemi konflikte dhe të mos mbillet urrejtja dhe mllefi. Maqedonia mund të jetë shtet stabil dhe me prosperitet vetëm dhe vetëm nëse të gjithë këtu, në këtë shtëpi të përbashkët të ndihemi të barabartë, kurse jo një të jetë pronar, ndërsa tjetri të jetë qiramarrës”, theksoi Pendarovski.

Duke nënvizuar se struktura aktuale politike ka bërë dy gjëra historike, përkatësisht shteti u bë anëtar i NATO-s dhe i filloi negociatat me BE-në, që është kusht për zhvillim të shpejtë ekonomik, Pendarovski theksoi se në atë proces dhe me nënshkrimin e Marrëveshjes së Prespës nuk është marrë asnjë “M” nga maqedonasja.

“Struktura jonë politike e mbrojti tërësisht identitetin dhe gjuhën maqedonase, me shumë durim dhe po të mos ishte bllokada e brendshme nga opozita, ne për 4-5 vjet do t’i kishim përfunduar negociatat dhe do të hynim në BE: Obstruksionet e opozitës sonë na penguan në rrugën drejt Evropës”, shtoi Pendarovski.

Në këtë drejtim ai rikujtoi se për të gjitha çështjet e rëndësishme nga pavarësia maqedonase e këndej, opozita ishte kundër, siç është tani kundër të ardhmes dhe të ardhmes së shtetit. “Por, askush nuk ka më kohë për të pritur dhe nuk ka hapësirë për marrëveshje të reja. Gjithçka, përveç mbështetjes për ne, është rrezik për të ardhmen e vendit” tha Pendarovski dhe u bëri thirrje tetovarëve më 24 prill të dëshmojnë se zgjedhja e tyre është Maqedonia evropiane.

Në mitingun në Tetovë, kandidati për President, Stevo Pendarovski, mori mbështetje edhe nga politikani austriak Andreas Shider, i cili në vitin 2019 ishte eurodeputet dhe bashkëkryesues i Komitetit të Përzierë Parlamentar MK-BE. Në fjalimin para tetovarëve, Shider tha se Pendarovski është politikan me vizion, politikan i cili e di se vendi i këtij shteti është në Evropë dhe i cili e di si ta çojë aty. (INA)

The post Mesazhi i Pendarovskit nga Tetova appeared first on INA ONLINE.

Tags Kerko

Kete lajm mund ta gjeni direkt ne linqet me posht:
ONLINE Mesazhi Pendarovskit Tetova President Stevo Pendarovski Maqedonia Presp Struktura Obstruksionet Evrop Gjith Tetov Andreas Shider Komitetit Parlamentar

Kerko ne Google fjalet :

Kliko mbi fjalet me posht shfaqet kerkimi:
ONLINE Mesazhi Pendarovskit Tetova President Stevo Pendarovski Maqedonia Presp Struktura Obstruksionet Evrop Gjith Tetov Andreas Shider Komitetit Parlamentar

Shiko videon ...

Sisteme Online Programime
Programing Online