Mesha e Shenjtë në Vatikan/ Mijëra besimtarë në sheshin e Shën Pjetrit, të krishterët kremtojnë Pashkët
Besimtarët e krishterë dhe ortodoksë në mbarë botën kremtojnë këtë të dielë festën e Pashkëve. Papa Françesku mori pjesë për Pashkë në Vatikan, vetëm disa javë pasi doli nga spitali ku u trajtua për pneumoni. Ati i Shenjtë kishte qëndruar në spital për 38 ditë. Afër 300 kardinalë, ipeshkvij dhe priftërinë do të marrin pjesë [...]Read More...

Besimtarët e krishterë dhe ortodoksë në mbarë botën kremtojnë këtë të dielë festën e Pashkëve. Papa Françesku mori pjesë për Pashkë në Vatikan, vetëm disa javë pasi doli nga spitali ku u trajtua për pneumoni.
Ati i Shenjtë kishte qëndruar në spital për 38 ditë. Afër 300 kardinalë, ipeshkvij dhe priftërinë do të marrin pjesë në meshën e Pashkëve të dielën në Vatikan, në festën kur besimtarët përkujtojnë ringjalljen e Jezu Krishtit.
Në Vatikan pjesëmarrja e njerëzve ishte më e madhe se zakonisht për shkak të Jubileut, “Vitit të Shenjtë” në Kishën Katolike që ndodh çdo çerekshekulli tërhoqi mijëra pelegrin në Vatikan./abcnews.al