Mësuesit zviceranë kërkojnë shkolla të përshtatura ndaj ndryshimeve klimatike

Mësuesit zviceranë kërkojnë shkolla të përshtatura ndaj ndryshimeve klimatike

Me nisjen e vitit të ri shkollor në shumë kantone të Zvicrës, sindikata që përfaqëson mësuesit ka ngritur një sërë çështjesh që, sipas saj, kërkojnë trajtim urgjent.

Në mesin e shqetësimeve kryesore janë sfidat klimatike, veçanërisht temperaturat e larta dhe valët e të nxehtit që kanë përfshirë Zvicrën gjatë kësaj vere, transmeton albinfo.ch.

Mësuesit paralajmërojnë se temperaturat e larta në klasa ndikojnë drejtpërdrejt në aftësinë e nxënësve për t’u përqendruar dhe për të zhvilluar normalisht procesin mësimor.

Për këtë arsye, ata kërkojnë që ndërtesat shkollore të përshtaten më mirë ndaj temperaturave ekstreme, duke investuar në masa që i bëjnë ambientet mësimore më rezistente ndaj të nxehtit.

Sipas përfaqësuesve të mësuesve, ndryshimet klimatike po krijojnë sfida të reja edhe për sistemin arsimor, ndaj infrastruktura shkollore duhet të përshtatet me kushtet klimatike të shekullit XXI.

The post Mësuesit zviceranë kërkojnë shkolla të përshtatura ndaj ndryshimeve klimatike appeared first on Albinfo.


Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.