Mexhiti: Bashkimi i VLEN-it mund të mbarojë përçarjen politike mes shqiptarëve

Izet Mexhiti: Bashkimi i VLEN-it mund të mbarojë përçarjen politike mes shqiptarëve
Njëri nga liderët e VLEN-it, Izet Mexhiti, në intervistën për A2CNN me Pandi Gjatën, ka cilësuar bashkimin e VLEN-it në një parti të vetme si një hap të rëndësishëm drejt mbarimit të përçarjes politike mes shqiptarëve.
Sipas tij, ky proces synon të ndalojë fragmentimin e votës shqiptare, i cili ka karakterizuar politikat e tyre gjatë 30 viteve të pluralizmit në Maqedoninë e Veriut. “Shqiptarët në 30 vite ose janë ballafaquar me monopol politik ose me shpërndarje në shumë parti të vogla e fraksione të ndryshme duke defaktorizuar votën”, ka thënë Mexhiti.
Ai ka theksuar se bashkimi i opozitës shqiptare në VLEN dhe BDI mund të krijojë një strukturë të ngjashme me atë të shumicës maqedone, e cila është e organizuar në dy parti kryesore: VMRO-DPMNE dhe LSDM. “Ashtu siç janë të organizuar edhe shumica maqedone në dy partitë VMRO-DPMNE dhe LSDM, edhe shqiptarët janë të fokusuar dhe të organizuar jo në monopol politik jo të përçarë në shumë parti politike, por në dy parti pra në VLEN dhe BDI”, ka shtuar ai.
Një ndryshim të rëndësishëm në strukturën e VLEN-it është emërimi i dy bashkëkryetarëve, një model i frymëzuar nga demokracitë skandinave. Kjo sipas Mexhitit, synon të largojë partinë nga modeli tradicional i liderit të vetëm. “Sjellim një standard të ri në politikën shqiptare, me bashkëkryetarë model që nuk e kemi shpik ne por e kemi marrë nga shtetet skandinave. Është një balancë dhe ndarje e përgjegjësive. Është një vlerë demokratike e re”, ka deklaruar Mexhiti.
Me pak fjalë
Bashkimi i VLEN-it në një parti të vetme, me modelin e bashkëkryetarëve, synon të mbarojë përçarjen politike mes shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. Ky ndryshim, i frymëzuar nga demokracitë skandinave, mund të sjellë një standard të ri në politikën shqiptare duke u fokusuar në strukturë të balancuar dhe të përgjegjshme.
Personat e përmendur
- Izet Mexhiti - Izet Mexhiti
- Pandi Gjatë - Pandi Gjatë
Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



