Izet Mexhiti mirëpret Bekim Jasharin në Çair

Izet Mexhiti mirëpret Bekim Jasharin në Çair

Kryetari i Komunës së Çairit dhe bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti, ka pritur në një vizitë vëllazërore Bekim Jasharin, nga familja heroike Jashari, me të cilin ka bashkëbiseduar për historinë kombëtare, zhvillimet aktuale dhe perspektivën e shqiptarëve.

Gjatë vizitës, Mexhiti dhe Jashari kanë vizituar kampusin e ri të Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, projekt që Mexhiti e cilësoi si investim historik për arsimin e lartë në gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut.

“Shqipja, shqiptari dhe Shkupi janë historikisht të lidhur, ndërsa tashmë e ardhmja ka një dimension të ri kulturor e kombëtar”, theksoi Mexhiti.

Ai e falënderoi Bekim Jasharin për vizitën, duke nënvizuar respektin e veçantë për familjen Jashari dhe kontributin e saj në historinë kombëtare shqiptare.

“Dera e Komunës së Çairit është gjithnjë e hapur për familjen që është busulla e shqiptarisë”, u shpreh Mexhiti.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.