“Mezi u çova, nuk kam fuqi” – fjalët dhe momentet e fundit të Eglit në shtëpi, dukej në gjendje jo të mirë dhe pa energji
Egli Tako është shpallur së fundmi “Miss Fitnessi” nga juria e Big Brother VIP Albania, një çmim që vlerëson fizikun dhe përkushtimin e saj ndaj palestrës dhe stilit të shëndetshëm të jetesës. Megjithatë, në momentin që juria i bëri thirrje për t’u ngjitur në skenë dhe për të marrë çmimin, Egli refuzoi, duke treguar se […]

Egli Tako është shpallur së fundmi “Miss Fitnessi” nga juria e Big Brother VIP Albania, një çmim që vlerëson fizikun dhe përkushtimin e saj ndaj palestrës dhe stilit të shëndetshëm të jetesës.
Megjithatë, në momentin që juria i bëri thirrje për t’u ngjitur në skenë dhe për të marrë çmimin, Egli refuzoi, duke treguar se nuk ndihej mirë fizikisht.
“Mezi u çova, nuk kam fuqi. Faleminderit shumë, juria”, u shpreh ajo shkurtimisht, ndërsa qëndronte e ulur.
Pas kësaj situate, Egli ka ndërprerë garën dhe është larguar nga shtëpia e Big Brother VIP për arsye shëndetësore. Produksioni ka bërë të ditur se vendimi për largimin e saj ka ardhur pas shqetësimeve që ka shfaqur gjatë ditëve të fundit.
Largimi i Eglit ka ardhur në një moment të tensionuar për të, pasi gjatë ditëve të fundit ajo ka përjetuar situata të pakëndshme dhe përplasje emocionale me Gjestin, me të cilin ka pasur një marrëdhënie të paqëndrueshme gjatë këtij edicioni. Gjendja e saj duket se ka ndikuar në vendimin për t’u tërhequr nga loja, duke sjellë kështu një tjetër zhvillim të papritur në këtë sezon të BBVA.
Më shumë detaje priten në spektaklin ‘Prime’ të së shtunës, ku produksioni pritet të sqarojë më tej rrethanat e largimit të saj.