Mickoski tregon raportet me VLEN si dhe a komunikon me Ahmetin e BDI-së?!

Kryeministri Hristijan Mickoski në emisionin “N’Dritë” në Alsat tha që VLEN-in e ka partner të dëshiruar.
“Ne partner koalicioni e kemi VLEN-in dhe për këtë nuk kemi kurrfarë mëdyshje…Ardhmërinë do ta caktojnë numrat, por ardhmëria është e qartë se koalicioni jonë staregjik është VLEN dhe këtu nuk kam kurrfarë dileme”, tha Mickoski.
Po thatë se numrat do ta caktojnë?
“Ai që ka 61 deputetë formon Qeverinë”, u përgjigj Mickoski.
Numrat në kuptimin e partisë politike të shqiptarëve?
“Jo jo, ato. Nëse 61 deputetë krijoni qeveri”, shtoi Mickoski.
Pra nuk do të bëni dallim…?
“Absolutisht preferenca ime është partia politike VLEN. Absolutisht bëj dallim”, tha Mickoski.
Domethënë ju doli partner më i mirë, ashtu?
“Mendoj se kemi ndërtuar besim që të mund të them se jemi pak më shumë se partner koalicioni”, tha Mickoski.
Çfarë do të thotë ajo?
“Mendoj se po bëhemi edhe miq”, u përgjigj Mickoski.
I pyetur për Ali Ahmetin dhe takimet e mundshme, kryeministrit theksoi që me kreun e BDI-së me vite nuk është takuar.
A jeni takuar kohën e fundit me Ali Ahmetit?
“Jo”, u shpreh shkurt Mickoski.
Kur për herë të fundit jeni takuar me Ahmetin pasi dikur e keni quajtur politikan me përvojë?
“Në parlament gjatë kohë ishte ajo. Shihni, unë për shumë njerëz kam thënë se janë njerëz që kanë kaluar gjatë kohë në politikë, nuk mund të thoni për njerëzit që kanë kaluar disa dekada në politikë se nuk janë politikanë pa përvojë, do të ishte…”, tha Mickoski.
Kur jeni takuar për herë të fundit?
“Nuk e di, në parlament, kur ka pasur pyetje deputetësh jemi takuar duke kaluar. Ndërsa nëse është pyetja se kur kemi biseduar, ka vite”, shtoi Mickoski.
I pyetur për komunikime eventuale, Mickoski shkurt u përgjigj “jo”./Alsat.mk.
Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



