Microsoft do mbyll Skype në muajin maj, dëshiron që përdoruesit të kalojnë te Teams
Korporata amerikane e teknologjisë Microsoft do të mbyllë aplikacionin popullor të thirrjeve video Skype në maj. Siç raportohet nga portali amerikan i teknologjisë XDA Developers, përditësimi më i fundit i Skype përmban një tekst paralajmërues për mbylljen e afërt të këtij aplikacioni. “Duke filluar nga maji, Skype nuk do të jetë më i disponueshëm. Vazhdoni [...]Read More...

Korporata amerikane e teknologjisë Microsoft do të mbyllë aplikacionin popullor të thirrjeve video Skype në maj.
Siç raportohet nga portali amerikan i teknologjisë XDA Developers, përditësimi më i fundit i Skype përmban një tekst paralajmërues për mbylljen e afërt të këtij aplikacioni. “Duke filluar nga maji, Skype nuk do të jetë më i disponueshëm. Vazhdoni me telefonatat dhe bisedat tuaja në Tims”, thuhet në program.
Kjo pasohet nga një shënim se një numër i caktuar i “miqve tuaj tashmë kanë kaluar falas te Teams“, me sa duket bazuar në kontaktet e përdoruesit.
Microsoft nuk pranoi të komentojë mbi situatën.
Skype u lançua për herë të parë në 2003 dhe Microsoft e bleu aplikacionin në 2011. Disa vite më vonë, gjigandi amerikan i teknologjisë nga Redmond ndërpreu disa nga produktet e tij të komunikimit të brendshëm, si Windows Live Messenger, dhe në vitin 2015, u përpoq të integronte Skype në sistemin operativ Windows 10.
Ky proces ishte kompleks dhe zgjati nëntë muaj, dhe në vitin 2017, Microsoft lançoi platformën Teams, e cila u frymëzua pjesërisht nga Skype dhe filloi të merrte funksionet e saj kryesore./abcnews.al