Miftaraj ironizon: Po më habit Albini, i mençur po – spo din apo spo don me ba Kuvendin funksional dhe me formu qeverinë
Ehat Miftaraj nga IKD, ka ironizuar me kryetarin e LVV-së Albin Kurti, për të cilin tha se e ka “shtrenjtu rrymën”, “e ka vendos shtetin nën sanksione të BE-së”, “ka nda pozita me shumicë nëpër borde”, dhe tani “spo din apo spo don me bë Kuvendin funksional dhe me formu qeverinë”. Miftaraj tha se “po
Ehat Miftaraj nga IKD, ka ironizuar me kryetarin e LVV-së Albin Kurti, për të cilin tha se e ka “shtrenjtu rrymën”, “e ka vendos shtetin nën sanksione të BE-së”, “ka nda pozita me shumicë nëpër borde”, dhe tani “spo din apo spo don me bë Kuvendin funksional dhe me formu qeverinë”.
Miftaraj tha se “po habitet” me Kurtin.
Postimi i tij i plotë:
Po më habit qendrimi i Albinit.
I “mençur” po, i “shkathët” po, 700 milion Euro ka ble rrymë në katër vite pushtet, ka nda dhurata/pozita me shumicë nëpër borde, ambasada, ndërmarrje publike, ministri, etj etj.Ka dal i pari në zgjedhje. E ka çliru veriun, e ka shtrenjtu tre herë rrymën, i ka dërgu afër 200 mijë punëtorë nga Kosova në Gjermani, e ka legalizu fukarallakun, i ndan ka 20 Euro në muaj për fëmijë, e ka pranu Associacionin po ska ditë me përfitu anetaresimin ne Keshillin e Evropes, e ka vendos shtetin për herë të para në masa ndëshkuese nga BE, këshilltaret e tij kanë hap firma me ble e me shit rrymë si ka ardh në pushtet, e ka respektu Ivanoviqin, tre njohje ia kanë sjellë tjerët dhuratë,
e shumë e shumë projekte tjera.
Dhe prapë se prapë spo din apo spo don me ba Kuvendin funksional dhe me formu qeverinë.
Taksirati i 15 ose 20 miliona Euro te popullit me shku prapë në zgjedhje, se po i duhet pak adrenaline Albinit. Adrenalina kushton, po pasi paguhet nga populli, pak ka rendesi per Binin dhe kliken e tij.