Mijëra qytetarë serbë “pushtojnë” Beogradin

Studentët kanë paralajmëruar “protestën më të madhe ndonjëherë” The post Mijëra qytetarë serbë “pushtojnë” Beogradin appeared first on Albinfo.

Mijëra qytetarë serbë “pushtojnë” Beogradin

Sot mijëra serbë janë mbledhur në kryeqytetin e Serbisë, Beograd, protestë kjo antiqeveritare, duke paralajmëruar edhe dhunë, përcjell albinfo.ch.

Studentëve iu bashkuan në qendër të Beogradit edhe shumë qytetarë nga i gjithë vendi, ndërsa vërshimi i protestës pritet në çdo moment.

Vlen të theksohet se godinat qeveritare dhe ajo e Parlamentit serb janë blinduar.

Nga ana tjetër pritet të mos mungojnë as mbështetësit e Vuçiçit.

Vetë Presidenti serb Vuçiç mbrëmë në dalje publike për mediat ka paralajmëruar se nuk do të tolerojë dhunën dhe ata që prishin qetësinë do të arrestohen e ndëshkohen rëndë.

“U bëj thirrje të gjithë qytetarëve të Serbisë që të qëndrojnë të qetë. U kërkoj prindërve, pasi kemi shumë indikacione, shumë grupe që paralajmërojnë dhunë, të mos i nxjerrin fëmijët në rrugë nëse nuk duhet. Shteti i Serbisë do të marrë të gjitha masat e nevojshme për të garantuar paqen”, shprehet Vuçiç.

Protestuesit kërkojnë ndëshkimin e përgjegjësve për shembjen e strehës që solli vdekjen e 15 personave në stacionin hekurudhor të Novi Sadit nëntorin e vitit të kaluar. 

Përpara protestës mediat pro qeveritare kane transmetuar përgjime që organizatorëve të protestës ku thuhet se ata po mbledhin maska kundër gazit lotsjellës.

The post Mijëra qytetarë serbë “pushtojnë” Beogradin appeared first on Albinfo.