Space X niset me sukses drejt stacionit hapësinor/ Ekuipazhi do të zëvendësoj dy astronautët e bllokuar prej 8 muajsh
Një raketë SpaceX Falcon 9 u nis me sukses nga Florida me katër anëtarë ekuipazhi në bord. Kjo do të thotë që Butch Wilmore dhe Suni Williams mund të kthehen më në fund në shtëpi, pasi misioni i tyre tetëditor u zgjat për nëntë muaj për shkak të problemeve teknike. Dy astronautët e NASA-s, Sunita [...]Read More...

Një raketë SpaceX Falcon 9 u nis me sukses nga Florida me katër anëtarë ekuipazhi në bord. Kjo do të thotë që Butch Wilmore dhe Suni Williams mund të kthehen më në fund në shtëpi, pasi misioni i tyre tetëditor u zgjat për nëntë muaj për shkak të problemeve teknike.
Dy astronautët e NASA-s, Sunita Williams dhe Butch Wilmore, kanë qëndruar në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës (ISS) që nga qershori i vitit 2024, duke e shndërruar misionin e tyre tetëditor në një qëndrim pothuajse njëvjeçar për shkak të problemeve teknike me kapsulën Boeing Starliner.
Për të rikthyer ata në Tokë, NASA planifikoi të përdorte kapsulën SpaceX Dragon në misionin Crew-10. Fillimisht, ky mision ishte parashikuar për në shkurt të vitit 2025, por u shty për në fund të marsit për t’u dhënë kohë ekipeve të NASA-s dhe SpaceX-it të përgatisnin një kapsulë të re Dragon për fluturim.
NASA tha se SpaceX, i udhëhequr dhe i themeluar nga miliarderi i teknologjisë Elon Musk, kishte zgjidhur problemin dhe se moti ishte 95% i favorshëm për një nisje të premten.
/ abcnews.al