Shkëmbim spektakolar: Leao në Camp Nou, dyshja e Barcelonës te Milani

Barcelona dhe Milan kanë gati shkëmbimin spektakolar. Rafa Leao do jetë në qendër të merkatos së verës, duke qenë se Milan është i gatshëm të heq dorë prej yllit portugez, nëse i vjen një ofertë bindëse. Barcelona është një nga klubet e mëdha që po monitoron me kujdes situatën e sulmuesit portugez. Yjet e Barcelona-s, […]

Shkëmbim spektakolar: Leao në Camp Nou, dyshja e Barcelonës te Milani

Barcelona dhe Milan kanë gati shkëmbimin spektakolar.

Rafa Leao do jetë në qendër të merkatos së verës, duke qenë se Milan është i gatshëm të heq dorë prej yllit portugez, nëse i vjen një ofertë bindëse.

Barcelona është një nga klubet e mëdha që po monitoron me kujdes situatën e sulmuesit portugez.

Yjet e Barcelona-s, Ferran Torres dhe Ronald Araujo, janë identifikuar si dy lojtarë që mund t’i ofrohen Milan-it në këmbim të Rafael Leao.

Sipas gazetës katalanase Nacional, La Blaugrana janë të gatshëm të lënë të lirë dyshen për të siguruar një marrëveshje për sulmuesin portugez.

Çmimi i kërkuar i kuqezinjve prej 120 milionë eurosh për Leao-n do të vështirësojë çdo marrëveshje për gjigantët katalanas mes problemeve të tyre financiare.

Kështu, ata mund të kërkojnë ta anashkalojnë pagesën e shumë duke ofruar këta dy lojtarë.

Leao mund të jetë një përforcim i rëndësishëm për një skuadër si Barcelona që kërkon një përforcim në krahun e majtë.

Raphinha ka shfrytëzuar mundësinë dhe ka shkëlqyer për klubin këtë sezon, por shtimi i një lojtari më natyral mund të jetë i frytshëm.