Milano: Shqiptari përplaset nga treni
Një ngjarje tragjike u regjistrua mbrëmjen e së hënës në Itali. Një 37-vjeçar shqiptar u përplas nga treni në Milano, përcjell albinfo.ch. Aksidenti ndodhi në shinat e trenit mes rrugës Imbonati dhe Valeggio. Në vendin e ngjarjes ndërhynë menjëherë ekipet e emergjencës, por nuk mund të bënin asgjë. Atyre iu desh që të prinin elektricitetin […] The post Milano: Shqiptari përplaset nga treni appeared first on Albinfo.

Një ngjarje tragjike u regjistrua mbrëmjen e së hënës në Itali. Një 37-vjeçar shqiptar u përplas nga treni në Milano, përcjell albinfo.ch.
Aksidenti ndodhi në shinat e trenit mes rrugës Imbonati dhe Valeggio. Në vendin e ngjarjes ndërhynë menjëherë ekipet e emergjencës, por nuk mund të bënin asgjë.
Atyre iu desh që të prinin elektricitetin në mënyrë që të ndërhynin mbi shina.
Referuar policisë, shqiptari ka qenë shumë afër një treni në lëvizje sepse ka qenë duke ecur shumë pranë shinave. Identiteti i tij nuk është bërë publik.
The post Milano: Shqiptari përplaset nga treni appeared first on Albinfo.