Gati 8 milionë franga për fushatat e votimeve federale në Zvicër

Gati 8 milionë franga për fushatat e votimeve federale në Zvicër

Gati 8 milionë franga zvicerane janë deklaruar deri tani për financimin e fushatave lidhur me dy votimet federale që do të mbahen më 27 shtator 2026 në Zvicër.

Pjesa më e madhe e parave është përqendruar te iniciativa për neutralitetin, transmeton albinfo.ch.

Vetëm për iniciativën e neutralitetit janë deklaruar rreth 5.5 milionë CHF. Komiteti në favor të saj ka shpenzuar 3.84 milionë franga, ndërsa ish-figura e njohur e SVP-së, Christoph Blocher, ka kontribuar me rreth 3 milionë franga nga fondet e tij personale. Kundërshtarët e iniciativës kanë mbledhur rreth 1.67 milionë CHF.

Ndërkohë, fushata për iniciativën për sovranitetin ushqimor ka tërhequr edhe 2.35 milionë franga, ku pjesa më e madhe e financimit vjen nga kundërshtarët e saj.

Zyra Federale e Auditimit ka theksuar se këto shifra janë ende paraprake dhe në disa raste mund të përmbajnë deklarime të dyfishta, veçanërisht kur organizata të ndryshme ndajnë fondet mes tyre.

The post Gati 8 milionë franga për fushatat e votimeve federale në Zvicër appeared first on Albinfo.


Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.