Mimoza Kusari tha se i kanë dy vota mangut për Qeverinë, Kurti iu shmanget përsëri gazetarëve
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, nuk është përgjigjur sërish në pyetjet e gazetarëve se a i ka siguruar votat për krijimin e qeverisë së re. I pyetur nga gazetarët pas përurimit të pikëkalimit të përbashkët kufitar “Hani i Elezit – Bllacë”, që u organizua nga Qeveria e Kosovës dhe ajo e Maqedonisë së Veriut, Kurti

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, nuk është përgjigjur sërish në pyetjet e gazetarëve se a i ka siguruar votat për krijimin e qeverisë së re.
I pyetur nga gazetarët pas përurimit të pikëkalimit të përbashkët kufitar “Hani i Elezit – Bllacë”, që u organizua nga Qeveria e Kosovës dhe ajo e Maqedonisë së Veriut, Kurti zgjodhi të mos e komentojë këtë çështje.
Në vend të përgjigjes së kërkuar nga gazetarët, ai foli për ngjarjen e sotme.
“Mbledhja e dy qeverive ka qenë në nëntor, ju po e shihni sa shpejt e mirë është realizuar në prill, urime të gjithëve. Besoj që kjo mbledhje që kemi mbajtur në nëntor në Prishtinë, mes dy qeverive, ka qenë vendimtare me protokollin e zbatimit për një realizim konkret, praktik dhe të shpejtë”, ka thënë ai.
Para dy ditësh,
Deputetja e zgjedhur, Mimoza Kusari-Lila, e cila kandidoi në listën e Vetëvendosjes, tha se përpjekjet për formimin e Qeverisë Kurti 3 po vazhdojnë dhe pranoi se nuk i kanë votat e nevojshme për formimin e qeverisë.
“Nga 10 deputetë të pakicave joserbe, 3 nuk e kanë dhënë ende konfirmimin e plotë, kanë pasur kërkesa më të mëdha se sa mandati i tyre. Ka dyshime se ka presion edhe nga Lista Serbe për të parandaluar formimin e qeverisë Kurti 3 përmes shantazheve ndaj grupit të pakicave joserbe. Aktualisht janë 8 nga komunitet jo shumicë, edhe Limaj ka shprehur gatishmërinë për 3 deputetët e vet, bëhen 59, duke ngelur ende 2 mangët nga 61 i shumicë së thjeshtë parlamentare që duhen për qeverinë…”, kishte thënë ajo. /EO/