Ministria e Ekonomisë e shpenzoi veç 11% të buxhetit, Qeveria “Kurti” përmbylli keq vitin 2023 me investime kapitale (Raporti)

Welcome to Kosova Today

Për 12 muaj të vitit 2023, Ministria e Ekonomisë, e cila udhëhiqet nga Artane Rizvanolli, ka shpenzuar vetëm 11% të buxhetit të planifikuar për investime kapitale. Sipas raportit të buxhetit për vitin 2023, të siguruar nga portali “FrontOnline”, asnjë ministri e Qeverisë “Kurti” nuk ka arritur ta shpenzoj 100% të buxhetit për investime kapitale. Madje, […]

Ministria e Ekonomisë e shpenzoi veç 11% të buxhetit, Qeveria “Kurti” përmbylli keq vitin 2023 me investime kapitale (Raporti)

Për 12 muaj të vitit 2023, Ministria e Ekonomisë, e cila udhëhiqet nga Artane Rizvanolli, ka shpenzuar vetëm 11% të buxhetit të planifikuar për investime kapitale.

Sipas raportit të buxhetit për vitin 2023, të siguruar nga portali “FrontOnline”, asnjë ministri e Qeverisë “Kurti” nuk ka arritur ta shpenzoj 100% të buxhetit për investime kapitale. Madje, shumica prej tyre kanë ngelur nën kuotën e 50%, duke mbetur miliona euro  sufucit buxhetor.

Për me keq, dështimin më të madh me investime kapitale e kanë dikasteret qeveritare që merren me zhvillimin ekonomik të vendit, përfshirë këtu Ministrinë e Ekonomisë, Ministrinë e Tregtisë, Ministrinë e Financave, Ministria e Shëndetësisë, etj, raporton Front Online.

Ministria e Tregtisë, e cila udhëhiqet nga Rozeta Hajdari, ka shpenzuar vetëm 44% të buxhetit për investime kapitale, Ministria e Financave që udhëhiqet nga Hekuran Murati ka shpenzuar 52% të buxhetit. Ministria e Shëndetësisë që udhëhiqet nga Arben Vitia ka shpenzuar 51% të buxhetit për Investime kapitale, Ministria e Kulturës që drejtohet nga Hajrulla Çeku ka shpenzuar 54% të buxhetit, Ministria e Kthimit që udhëhiqet nga Nenad Rashiq, ka shpenzuar veç 42% të buxhetit të planifikuar për Investime kapitale.

Ministria e Drejtësisë ka shpenzuar 51% të buxhetit për investime kapitale, ministri i Mjedisit Liburn Aliu ka shpenzuar 63% të buxhetit të planifikuar për investime kapitale, ndërsa ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka shpenzuar 64% të buxhetit për investime kapitale, raporton Front Online.

Sipas raportit të siguruar nga Front Online, nga niveli qendror më së miri me shpenzime kapitale është zyra e presidentes Vjosa Osmani, e cila ka shpenzuar 99% të buxhetit për investime kapitale dhe Ministria e Punëve të Jashtme me 93 % të buxhetit të shpenzuar.

 

/FrontOnline/

Tags Kerko

Kete lajm mund ta gjeni direkt ne linqet me posht:
Ministria Ekonomis Artane Rizvanolli Sipas FrontOnline Qeveris Kurti Madje Ministrin Tregtis Financave Front Online Rozeta Hajdari Hekuran Murati Arben Vitia Investime Kultur Hajrulla Kthimit Nenad Rashiq Drejt Mjedisit Liburn Faton Vjosa Osmani Jashtme

Kerko ne Google fjalet :

Kliko mbi fjalet me posht shfaqet kerkimi:
Ministria Ekonomis Artane Rizvanolli Sipas FrontOnline Qeveris Kurti Madje Ministrin Tregtis Financave Front Online Rozeta Hajdari Hekuran Murati Arben Vitia Investime Kultur Hajrulla Kthimit Nenad Rashiq Drejt Mjedisit Liburn Faton Vjosa Osmani Jashtme

Shiko videon ...

Sisteme Online Programime
Programing Online