Ministria e Shëndetësisë në Gaza: Numri i të vdekurve nga lufta izraelite në Gaza shkon në mbi 50,000

Ministria e shëndetësisë në Gaza ka deklaruar sot se të paktën 50,021 njerëz janë vrarë në territorin palestinez që nga fillimi i luftës me Izraelin në tetor të vitit 2023. “Numri i viktimave nga agresioni izraelit ka arritur në 50,021 martirë dhe 113,274 të plagosur që nga 7 tetori 2023”, thuhet në njoftimin e ministrisë. […] The post Ministria e Shëndetësisë në Gaza: Numri i të vdekurve nga lufta izraelite në Gaza shkon në mbi 50,000 appeared first on Albinfo.

Ministria e Shëndetësisë në Gaza: Numri i të vdekurve nga lufta izraelite në Gaza shkon në mbi 50,000

Ministria e shëndetësisë në Gaza ka deklaruar sot se të paktën 50,021 njerëz janë vrarë në territorin palestinez që nga fillimi i luftës me Izraelin në tetor të vitit 2023.

“Numri i viktimave nga agresioni izraelit ka arritur në 50,021 martirë dhe 113,274 të plagosur që nga 7 tetori 2023”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Tutje, sipas të dhënave nga Agjencia e mbrojtjes civile e territorit, ka bërë të ditur se numri kishte kaluar mbi 50,000, transmeton albinfo.ch.

Kombet e Bashkuara i kanë konsideruar të besueshme shifrat nga ministria e shëndetësisë.

Ndryshe, ky numër është rritur këtë javë pas prishjes së një armëpushimi që ishte mbajtur kryesisht që nga 19 janari. Ministria e shëndetësisë raportoi të paktën 39 vdekje në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të njerëzve të vrarë në 673 që kur Izraeli rifilloi operacionet në territorin palestinez të martën.

The post Ministria e Shëndetësisë në Gaza: Numri i të vdekurve nga lufta izraelite në Gaza shkon në mbi 50,000 appeared first on Albinfo.