Ministria e Shëndetësisë shpërfill kërkesën për pezullim të vendimit për nivelimin e çmimeve të barnave

Ministria e Shëndetësisë (MSH) përfundimisht ka shpërfillur kërkesën e Odës së Farmacisteve të Kosovës (OFK) për pezullimin e vendimit i cili rregullon çmimin e barnave nëpër barnatoret e Kosovës, raporton Front Online. Para pakë ditësh përmes një reagimi Publik Oda e Farmacisteve të Kosovës kishte kërkuar nga MSH-ja pezullimin e zbatimit të këtij vendimi, e

Ministria e Shëndetësisë shpërfill kërkesën për pezullim të vendimit për nivelimin e çmimeve të barnave

Ministria e Shëndetësisë (MSH) përfundimisht ka shpërfillur kërkesën e Odës së Farmacisteve të Kosovës (OFK) për pezullimin e vendimit i cili rregullon çmimin e barnave nëpër barnatoret e Kosovës, raporton Front Online.

Para pakë ditësh përmes një reagimi Publik Oda e Farmacisteve të Kosovës kishte kërkuar nga MSH-ja pezullimin e zbatimit të këtij vendimi, e që sipas tyre si pasojë e këtij vendimi ka mungesë të theksuar të shumë barnave në treg.

Por, përkundër këtyre MSH-ja në përjashtuar një mundësi të tillë. Sipas këtyre të fundit vendimi që ka hyrë në fuqi duhet të zbatohet

Nga MSH-ja për Front Online kanë thënë se ka theksuar se Ligji për çmimin e produkteve medicinale, i cili ka hyrë në fuqi në gusht të vitit 2023, nuk lejon shtyrjen e implementimit të këtij vendimi.

“Ministria e Shëndetësisë ka marrë në konsideratë kërkesën e Shoqatës së Distributorëve të Produkteve Farmaceutike dhe Medicinale të Kosovës për shtyrjen e implementimit të vendimit për nivelizimin e çmimeve të barnave. Megjithatë, Ligji për çmimin e produkteve medicinale nr. 08/L-220 ka hyrë në fuqi në gusht të vitit 2023, dhe për këtë arsye, nuk ka mundësi për shtyrje të afatit të implementimit”, thuhet në përgjigje.

Tutje nga Ministria kanë deklaruar se, lista e re e çmimeve ka hyrë në fuqi më 1 shkurt, ky vendim parashikon që çmimet e barnave të përcaktohen për një vit dhe përfshin mundësinë për ndryshimin e çmimeve.

“Lista zyrtare e çmimeve, sipas vendimit nr. 05-10072, datë 23.12.2024, ka hyrë në fuqi nga data 01.02.2025. Çmimet e produkteve medicinale përcaktohen për një vit, ndërsa me vendimin nr. 05-682, datë 31.01.2025, për përcaktimin e procedurës dhe formatit të aplikimit për deklarimin, rideklarimin dhe ndryshimin e çmimit, është hapur mundësia për aplikimet respective”, thuhet në përgjigje.

Nga MSH-ja, tutje janë shprehur se barnatoret janë të detyruara të zbatojnë çmimet e përcaktuara, dhe çdo shkelje do të ndëshkohet sipas ligjit.

“Në kuadër të këtij vendimi, janë hapur afate për deklarimin, rideklarimin dhe ndryshimin e çmimeve të barnave, që kanë për qëllim mundësimin e aplikimit për deklarimin e çmimeve të reja nga të gjitha produktet medicinale. Barnatoret janë të obliguara të shesin barnat me çmimet e përcaktuara nga ky vendim, dhe çdo shkelje e këtij rregulli do të ndëshkohet sipas dispozitave ligjore të përcaktuara me ligjin përkatës”, thuhet tutje në përgjigjen e MSH-së. / Front Online /