Ministria tregon datat kur do të realizohen ekzaminimet mjekësore për kandidatët që kanë aplikuar për ushtarë aktiv
Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se orari i ekzaminimeve mjekësore për kandidatët që kanë aplikuar për ushtarë aktiv do të realizohet ndërmjet daave 17-28 mars në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë. “Forca e Sigurisë së Kosovës njofton kandidatët të cilët kanë aplikuar për ushtarë aktiv 2024/2025 për orarin e ekzaminimeve mjekësore (pjesa e dytë) për
Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se orari i ekzaminimeve mjekësore për kandidatët që kanë aplikuar për ushtarë aktiv do të realizohet ndërmjet daave 17-28 mars në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë.
“Forca e Sigurisë së Kosovës njofton kandidatët të cilët kanë aplikuar për ushtarë aktiv 2024/2025 për orarin e ekzaminimeve mjekësore (pjesa e dytë) për kandidatët që do të realizohet ndërmjet datave 17-28 mars 2025 në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë.”
Në këtë link mund të gjeni datën varësisht kodit të aplikimit.
Kandidatët duhet të kenë me vete kodin e aplikimit dhe letërnjoftimin ose ndonjë dokument tjetër të identifikimit.
Po ashtu Ministria njofton se kandidatët nuk duhet të konsumojnë ushqim dhe pijë para ekzaminimit mjekësor.