Ministrja e jashtme austriake flet me Gërvallën dhe Gjuriqin: Duhet angazhim konstruktiv në dialog
Ministrja e Jashtme e Austrisë, Beate Meinl-Reisinger, ka bërë të ditur se ka folur në telefon me homologen e saj kosovare, Donika Gërvalla, si dhe me ministrin e jashtëm serb, Marko Gjuriq. Në një postim në platformën X, ajo ka bërë të ditur se me Gërvallën kanë biseduar për perspektivën e Kosovës në Bashkimin Evropian.
Ministrja e Jashtme e Austrisë, Beate Meinl-Reisinger, ka bërë të ditur se ka folur në telefon me homologen e saj kosovare, Donika Gërvalla, si dhe me ministrin e jashtëm serb, Marko Gjuriq.
Në një postim në platformën X, ajo ka bërë të ditur se me Gërvallën kanë biseduar për perspektivën e Kosovës në Bashkimin Evropian.
Ndër tjera, Meinl-Reisinger theksoi se të gjitha palët duhet të angazhohen në procesin e dialogut.
“Kosova dhe Serbia duhet të angazhohen në mënyrë konstruktive në procesin e dialogut, dhe të ecin përpara drejt normalizimit të marrëdhënieve. Ky është çelësi kur bëhet fjalë për rrugën e tyre në BE!”, ka thënë Meinl-Reisinger.
Kurse, në një postim tjetër në platformën X, ajo pohoi se me Gjuriqin kanë biseduar edhe për mbështetjen e Serbisë në reformat që duhen për t’u bërë pjesë e BE-së.
“Kosova dhe Serbia duhet të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialog dhe të ecin përpara drejt normalizimit të marrëdhënieve. Ky është çelësi kur bëhet fjalë për rrugën e tyre në BE. Gjithashtu theksova rëndësinë e ruajtjes së shtetit të së drejtës dhe nxitjes së një dialogu të vërtetë për të kapërcyer ndarjet në shoqëri”, ka shkruar ajo.