“Miqtë e Amerikës” vendosin flamurin e ri te shtatorja e presidentit Clinton
Shoqata “Miqtë e Amerikës”, për nder të inaugurimit të presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka organizuar disa aktivitete. Te shtatorja e presidentit Bill Clinton është zëvendësuar flamuri i mëparshëm me një flamur të ri, të shoqëruar me një fjongo. Kryetari i kësaj shoqate, Agim Rexhepi, ka theksuar se me këtë veprim

Shoqata “Miqtë e Amerikës”, për nder të inaugurimit të presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka organizuar disa aktivitete.
Te shtatorja e presidentit Bill Clinton është zëvendësuar flamuri i mëparshëm me një flamur të ri, të shoqëruar me një fjongo.
Kryetari i kësaj shoqate, Agim Rexhepi, ka theksuar se me këtë veprim respektohet populli aleat amerikan.
”Shfrytëzoj rastin që t’u uroj SHBA-së për kryerjen në mënyrë perfekte të zgjedhjeve të tyre nacionale pa turbulenca. Elementi tjetër që dua ta potencoj është që ta përgëzoj partinë Republikane për fitoren e arritur, njëkohësisht ta përgëzoj presidentin Trump për fitoren edhe për inaugurimin që do ta bëjë sot”, ka thënë ai.
Sipas tij, EO shkruan se populli i Kosovës, në veçanti populli shqiptar di të respektoj aleatët, di të respektoj SHBA-në dhe të vlerësoj veprimet e bëra jo vetëm gjatë kohës se fundit, por gjatë historisë që kanë bërë për Kosovën e Shqipërinë.
“Shpresoj që presidenti Trump do ta vazhdoj veprimin e jashtëzakonshme politik sa ishte president nga e kaluara ku nëpërmjet tij arritëm ta sigurojmë një njohje të jashtëzakonshme që ishte Izraeli”, ka theksuar Rexhepi.