Miratohet ligji i pazakontë në Irak, lejohet martesa e fëmijëve që në moshën 9 vjeçare

Parlamenti i Irakut ka miratuar ndryshime në ligjin e statusit personal, duke i dhënë gjykatave islamike autoritet më të madh mbi çështjet familjare, përfshirë martesat, divorcet dhe trashëgiminë. Kritikët argumentojnë se këto ndryshime mund të legalizojnë martesat e fëmijëve, duke lejuar që vajzat të martohen që në moshën 9-vjeçare, sipas disa interpretimeve të ligjit islamik. [...]Read More...

Miratohet ligji i pazakontë në Irak, lejohet martesa e fëmijëve që në moshën 9 vjeçare

Parlamenti i Irakut ka miratuar ndryshime në ligjin e statusit personal, duke i dhënë gjykatave islamike autoritet më të madh mbi çështjet familjare, përfshirë martesat, divorcet dhe trashëgiminë.

Kritikët argumentojnë se këto ndryshime mund të legalizojnë martesat e fëmijëve, duke lejuar që vajzat të martohen që në moshën 9-vjeçare, sipas disa interpretimeve të ligjit islamik.

Aktualisht, mosha minimale për martesë në Irak është 18 vjeç, por me ndryshimet e reja, prijësit fetarë mund të vendosin sipas sheriatit, çka mund të ulë këtë moshë.  Aktivistët për të drejtat e njeriut paralajmërojnë se këto ndryshime rrezikojnë të drejtat e grave dhe vajzave, duke i ekspozuar ato ndaj dhunës seksuale dhe fizike, si dhe duke i larguar nga arsimi.  Seanca parlamentare përfundoi me kaos, me akuza për shkelje procedurale dhe mosarritje ligjore.

Sipas një raporti të OKB-së në vitin 2023, 28% e vajzave në Irak janë martuar para moshës 18 vjeç.

Deputetja Alia Nassif deklaroi se votimi u krye pa praninë e numrit minimal të kërkuar të deputetëve dhe njoftoi se opozita do ta sfidojë këtë ligj në Gjykatën Federale, duke e quajtur atë një “rënim të reputacionit dhe dinjitetit të Irakut.

/ abcnews.al