Mirjeta Zeka, gjashtë vjet e zhdu*kur – Avokati i familjes akuzon institucionet për neglizhencë

Në përvjetorin e gjashtë të zhdukjes së Mirjeta Zekës, ka reaguar avokati i familjes Zeka, Amer Alija, duke shprehur shqetësimin për neglizhencën e institucioneve dhe mungesën e rezultateve konkrete në hetimet për këtë rast. Alija theksoi se hetimet janë zvarritur për më shumë se gjashtë vjet dhe se kjo ka krijuar një pasiguri dhe dhimbje

Mirjeta Zeka, gjashtë vjet e zhdu*kur – Avokati i familjes akuzon institucionet për neglizhencë

Në përvjetorin e gjashtë të zhdukjes së Mirjeta Zekës, ka reaguar avokati i familjes Zeka, Amer Alija, duke shprehur shqetësimin për neglizhencën e institucioneve dhe mungesën e rezultateve konkrete në hetimet për këtë rast.

Alija theksoi se hetimet janë zvarritur për më shumë se gjashtë vjet dhe se kjo ka krijuar një pasiguri dhe dhimbje për familjen e Mirjetës.

Sipas tij, dështimi për të zbardhur rastin është një shkelje e rëndë e detyrimeve ligjore dhe morale të institucioneve të drejtësisë, duke minuar besimin e qytetarëve në sistemin e drejtësisë.

Avokati kërkoi që rasti i zhdukjes së Mirjeta Zekës të transferohet urgjentisht nga Prokuroria Themelore e Mitrovicës në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, duke theksuar se kompleksiteti i rastit kërkon një hetim të pavarur dhe të paanshëm.

“Familja e Mirjetës meriton të dijë të vërtetën, ndërsa institucionet kanë detyrimin moral dhe ligjor të angazhohen me përkushtim të plotë për zbardhjen e këtij rasti. Përkundër kërkesave të vazhdueshme nga familja dhe opinioni publik, institucionet përgjegjëse kanë dështuar ta ndriçojnë këtë rast, duke dëshmuar një neglizhencë të papranueshme dhe një shkelje të rëndë të detyrimeve të tyre ligjore”, ka shkruar Alija në Facebook.

Avokati përfundoi kërkesën për një reagim të menjëhershëm nga institucionet përgjegjëse, duke kërkuar që drejtësia të vihet në vend për Mirjetën dhe për të gjitha rastet e ngjashme që mbeten të pazgjidhura.

Kujtojmë se, Mirjeta Zeka-Shabani është shpallur e zhdukur që nga 31 marsi i vitit 2019.