Mjeku nga Kosova bëhet shqiptari i parë që publikon punim shkencor në Harvard
Kujtim Thaçi, autor i parë me Harvard Medical School, sjell qasje të re shkencore në imunologji dhe neonatologji The post Mjeku nga Kosova bëhet shqiptari i parë që publikon punim shkencor në Harvard appeared first on Albinfo.

Doktori shqiptar Kujtim Thaqi ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm duke u bërë shqiptari i parë që publikon një punim shkencor në Universitetin e Harvardit – një nga institucionet më prestigjioze në botë, shkruan albinfo.ch.
Punimi i tij trajton një temë të thellë dhe me ndikim të madh në mjekësinë moderne: rëndësinë e glikozilimit të immunglobulinës IgG në zhvillimin e metodave të reja për zbulimin dhe trajtimin e hershëm të Hemokromatozës neonatale – një sëmundje e rrallë që prek foshnjat e porsalindura.
Ky zbulim shkencor hap horizonte të reja për diagnostikim dhe menaxhim më të mirë prenatal dhe postnatal të kësaj sëmundjeje, duke e bërë këtë arritje një kontribut të çmuar për shëndetin global.
,”Ky punim shkencorë thekson për herë të parë rëndësinë e glikozilimit të immunglobulinës IgG për zhvillimin e qasjeve të reja diagnostifikuese dhe terapeutike për zbulimin e hershëm dhe menaxhimin pre dhe postnatal të Hemokromatozës neonatale. Koncepti i thellë shkencorë si dhe shkrimi i shquar akademik ka bërë që ky punim i veçantë të merret në shqyrtim nga Chinese Academy of Sciences. Sugjeroj që ky punim të lexohet nga të gjithë profesionistët shëndetësorë dhe shkencëtarët tanë, sidomos nga specialistët e imunologjisë, pediatrise dhe reumatologjisë”, u shpreh Dr. Thaçi.
The post Mjeku nga Kosova bëhet shqiptari i parë që publikon punim shkencor në Harvard appeared first on Albinfo.