Mjeku shqiptar nga Zvicra që u kujdes për ekipin olimpik të Kosovës në Lojërat Mesdhetare

Mjeku shqiptar nga Zvicra që u kujdes për ekipin olimpik të Kosovës në Lojërat Mesdhetare

Mjeku shqiptar Alvin Karaqi, i cili jeton dhe punon në Zvicër, ishte pjesë e delegacionit të Kosovës në Lojërat e XX-ta të Mesdheut në Taranto të Italisë, ku për dy javë shërbeu si mjek zyrtar i ekipit olimpik të Kosovës, shkruan albinfo.ch.

Karaqi ishte përgjegjës për rreth 160 sportistë, trajnerë dhe zyrtarë të delegacionit, së bashku me fizioterapeutin e Komitetit Olimpik të Kosovës, Fatlind Maraj.

Alvin Karaqi, specializant në Schulthess Klinik Zürich, shërbeu si mjek zyrtar i ekipit të Kosovës në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”.

Rrugëtimi i tij profesional nisi në Kosovë, ku përfundoi studimet në Fakultetin e Mjekësisë së Përgjithshme në Universitetin e Prishtinës, ndërsa më pas vazhdoi specializimin në Zvicër në fushën e Kirurgjisë Ortopedike dhe Traumatologjike dhe tani punon në Schulthess Klinik Zürich. 

Alvin Karaqi, specializant në Schulthess Klinik Zürich, shërbeu si mjek zyrtar i ekipit të Kosovës në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”.

Por Karaqi ka një tjetër lidhje të fortë me sportin. Për rreth 20 vjet ishte sportist profesionist, duke përfaqësuar Kosovën dhe Shqipërinë në karate. Në vitin 2023, ai u shpall kampion i Evropës, duke fituar medaljen e artë për Shqipërinë.

Tashmë, nga roli i sportistit te ai i mjekut, Karaqi e përjetoi sportin nga një tjetër kënd, duke kontribuar drejtpërdrejt në mbështetjen shëndetësore të sportistëve të Kosovës.

Për të, ky angazhim ishte një nder, por edhe një përgjegjësi e madhe, veçanërisht në prag të Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”./Albinfo.ch

Photo by: Shpend Ahmeti

The post Mjeku shqiptar nga Zvicra që u kujdes për ekipin olimpik të Kosovës në Lojërat Mesdhetare appeared first on Albinfo.


Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.