Mjeku për sulmin me thikë në Prizren: "I pamundur ishte ta shpëtonim, kishte lëndime në gjoks"

Mjeku i Emergjencës në Prizren shpjegon rrethanat e sulmit me thikë që la një të vdekur
Një 27-vjeçar ka humbur jetën pas një sulmi me mjet të mprehtë gjatë një përleshjeje ndërmjet dy familjeve në fshatin Kobaj të Prizrenit. Incidenti ka ndodhur gjatë orëve të para të ditës së sotme, duke lënë gjithashtu të lënduar edhe babain e tij, një burrë 57-vjeçar.
Sipas deklaratës së mjekut kujdestar në Emergjencën e Prizrenit, Kujtim Kryeziu, gjendja e të ndjerit ishte kritike që në momentin e mbërritjes në spital.
“Rreth orës 12:00 erdhi pacienti së bashku me prindin, me një person më të moshuar. Pacienti i ndjerë kishte lëndim fatal në regjionin e gjoksit, me siguri ishte prekur edhe zemra. Ishte i pamundur reanimimi i mëtutjeshëm, dhe kështu u konstatuar vdekja e tij”, tha Kryeziu për gazetën lokale.
Ndërkaq, për babanë e të ndjerit, i cili kishte marrë lëndime serioze në gjoks, mjeku theksoi se gjendja e tij aktualisht është e qëndrueshme.
“Pacienti tjetër, rreth 57 vjeçar, kishte lëndim në regjonin e gjoksit në anën e majtë, por nuk ishte prekur zemra. Ai është pranuar për trajtim të mëtutjeshëm në repartin e Kirurgjisë dhe gjendja e tij është e stabilizuar pas intervenimit kirurgjikal”, shpjegoi mjeku.
Me pak fjalë
Një 27-vjeçar ka vdekur pas një sulmi me thikë gjatë një përleshjeje ndërmjet dy familjeve në fshatin Kobaj të Prizrenit. Babai i tij, 57-vjeçar, ka mbetur i lënduar rëndë por stabil. Mjeku Kujtim Kryeziu shpjegon se lëndimi i të ndjerit ishte fatal dhe nuk lejonte reanimim.
Personat e përmendur
- Kujtim Kryeziu - Kujtim Kryeziu
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.




