Modelja turke konfirmon lidhjen me Butrint Imerin? Poston video nga Alpet e Zvicrës

Këngëtari i njohur shqiptar, Butrint Imeri, dhe modelja turke, Sezen Cifcioglu, po kalojnë disa ditë relaksi në Alpet zvicerane. Dyshja duket se po shijojnë çdo moment të kësaj aventure së bashku, duke ndarë me ndjekësit momente të veçanta nga udhëtimi i tyre. Sezen ka publikuar disa fotografi dhe video në Instagram, ku shfaqet në shoqërinë […]

Modelja turke konfirmon lidhjen me Butrint Imerin? Poston video nga Alpet e Zvicrës

Këngëtari i njohur shqiptar, Butrint Imeri, dhe modelja turke, Sezen Cifcioglu, po kalojnë disa ditë relaksi në Alpet zvicerane. Dyshja duket se po shijojnë çdo moment të kësaj aventure së bashku, duke ndarë me ndjekësit momente të veçanta nga udhëtimi i tyre.

Sezen ka publikuar disa fotografi dhe video në Instagram, ku shfaqet në shoqërinë e Butrintit. Pamjet e ndara në rrjetet sociale kanë zgjuar menjëherë interesimin e ndjekësve, të cilët kanë nisur të spekulojnë për natyrën e marrëdhënies mes tyre.

Nga fotot e publikuara, duket se këngëtari dhe modelja kanë kaluar momente të bukura së bashku, duke shijuar peizazhet mahnitëse dhe atmosferën e qetë të Alpeve zvicerane.

Pavarësisht thashethemeve që kanë nisur të qarkullojnë, as Butrint Imeri dhe as Sezen nuk kanë dhënë ende një deklaratë për raportin e tyre, duke lënë gjithçka në nivel spekulimesh.