Monika Kryemadhi sugjeron dhuratën e përsosur për ditëlindjen e politikanit të njohur

Janë përfolur për divorcin e tyre si çift, por sot që Ilir Metaj mbush 56 vjeç Monika Kryemadhi tejkalon ndjenjat dhe i referohet atij si politikan. Në postimin e saj në rrjetet sociale gruaja dinamike e politikës uron Presidentin e Partisë së Lirisë duke i kërkuar miqve që urimin ndaj tij ta bëjnë duke i […]

Monika Kryemadhi sugjeron dhuratën e përsosur për ditëlindjen e politikanit të njohur

Janë përfolur për divorcin e tyre si çift, por sot që Ilir Metaj mbush 56 vjeç Monika Kryemadhi tejkalon ndjenjat dhe i referohet atij si politikan. Në postimin e saj në rrjetet sociale gruaja dinamike e politikës uron Presidentin e Partisë së Lirisë duke i kërkuar miqve që urimin ndaj tij ta bëjnë duke i dhënë votën ne zgjedhjet e 11 majit.

Kjo do të ishte dhurata më e bukur shkruan Monika Kryemadhi në postimin e saj që vijon më poshtë i plotë : “I uroj ditëlindjen Ilir Metës sot në 56 vjetorin e tij. Sot kjo ditëlindje është ndryshe nga çdo ditëlindje tjetër por ka një veçori komplet tjetër në këndvështrimin tim. Sot të gjithë kanë detyrimin që urimin ndaj teje ta bëjnë duke iu kujtuar çdo miku që në 11 maj votat e tyre të jenë për ty Ilir Metaj në rradhë të parë sepse si gjithmonë e vendos veten sakrificë për të tjerët dhe vendos parimet e tua morale politike para interesit tënd personal .

Dhuratat mund të jenë të ndryshme për ditën e ditëlindjes por unë sot të uroj që dhuratën më të bukur këtë vit ta marrësh me 11 maj ku më shumë se kurrë çdo mik apo ish mik i yti , dashamirës besoj kanë mundësinë që të bëjnë veprimin më të thjeshtë duke të votuar ty, por që në fakt është mundësi ndryshimi për ta dhe për gjithë Shqipërinë.
Gëzuar ditëlindjen Ilir Metaj!”