Morena ende e traumatizuar, tregon tmerrin që përjetoi gjatë tërmetit sot në Turqi

Në një ngjarje tronditëse që ka prekur zemrat e ndjekësve të saj, këngëtarja dhe modelja shqiptare Morena Taraku, ka ndarë përmes një postimi në rrjetet sociale përjetimin e saj gjatë tërmetit të fuqishëm që ndodhi sot në Turqi, ndërsa ndodhej në spital me babain e saj. Morena tregon se ndodhej pak metra larg babait të […] The post Morena ende e traumatizuar, tregon tmerrin që përjetoi gjatë tërmetit sot në Turqi appeared first on InfoShqip.com.

Morena ende e traumatizuar, tregon tmerrin që përjetoi gjatë tërmetit sot në Turqi

Në një ngjarje tronditëse që ka prekur zemrat e ndjekësve të saj, këngëtarja dhe modelja shqiptare Morena Taraku, ka ndarë përmes një postimi në rrjetet sociale përjetimin e saj gjatë tërmetit të fuqishëm që ndodhi sot në Turqi, ndërsa ndodhej në spital me babain e saj.

Morena tregon se ndodhej pak metra larg babait të saj kur papritmas ndjeu lëkundjet e tërmetit. Në një moment paniku dhe frike, ajo u kthye me vrap drejt dhomës së tij duke bërtitur: “Babë! Babaaa! Babaaa!” derisa arriti ta kapte për dore dhe ta nxirrte jashtë në siguri. Ajo përshkroi skenën si të pabesueshme dhe dramatike, duke thënë se “ishte si në film”.

Në postimin e saj, Morena shton: “Zoti e bekoftë. Nuk e kisha imagjinuar kurrë se, kur të përballesha me vdekjen, nuk do shkoja askund pa të”. E tronditur nga përjetimi, ajo lutet që Zoti të mbrojë të gjithë dhe të mos ndodhin më ngjarje të tilla.

Pavarësisht traumës së përjetuar, Morena siguron ndjekësit e saj se ajo dhe babai janë mirë dhe falënderon të gjithë për mbështetjen dhe dashurinë e treguar.

Postimi i saj është shoqëruar me fjalët “Zoti ju bekoftë”, duke treguar solidaritet me vendin ku ndodhi tërmeti, që është Turqia. / Prive By Liberta Spahiu

The post Morena ende e traumatizuar, tregon tmerrin që përjetoi gjatë tërmetit sot në Turqi appeared first on