Moti për vikend me diell dhe vranësira, minimalja minus dhjetë gradë
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se për këtë vikend do të mbajë mot me diell dhe me vranësira. Në njoftimin e IHMK-së thuhet se të shtunën parashikohet mot kryesisht me diell. Temperaturat minimale do të variojnë nga -10°C deri në -7°C, ndërsa maksimalet do të arrijnë nga 1°C deri në 5°C. Era do

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se për këtë vikend do të mbajë mot me diell dhe me vranësira.
Në njoftimin e IHMK-së thuhet se të shtunën parashikohet mot kryesisht me diell.
Temperaturat minimale do të variojnë nga -10°C deri në -7°C, ndërsa maksimalet do të arrijnë nga 1°C deri në 5°C. Era do të fryjë nga verilindjes me shpejtësi 1-3m/s.
Ndërsa, të dielën do të mbajë mot kryesisht i vranët.
Temperaturat minimale pritet të jenë nga -7 deri -4°C, ndërsa maksimalet do të lëvizin nga 3°C deri në 5°C. Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-5m/s.