Moti sot: Me diell dhe vranësira të shpërndara – temperaturat deri në 20 gradë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë kësaj të marte parashihet të marrë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të zbresin nga 0 gradë Celsius deri në 4 gradë, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të jenë nga 15 deri në 20 gradë Celsius. “Era do të

Moti sot: Me diell dhe vranësira të shpërndara – temperaturat deri në 20 gradë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë kësaj të marte parashihet të marrë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të zbresin nga 0 gradë Celsius deri në 4 gradë, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të jenë nga 15 deri në 20 gradë Celsius.

“Era do të jetë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i jugperëndimit”, thuhet në njoftimin e IHMK-së

Qyteti me temperaturën më të ulët gjatë ditës do të jetë Dragashi me 0 gradë Celsius, kurse maksimalja e ditës parashihet të mbajë në Prizren, Gjakovë, Istog e Junik me 20 gradë.